Shpesh gjatë kërkimit të ndonjë shërbimi në uebfaqen tonë, si p.sh: të Editoni Pakon, të Anuloni Abonimin, etj, ju kërkohet për MAC Address të pajisjes tuaj.
Në këtë artikull do të shpjegojmë se si ta kërkoni MAC Address të pajisjes tuaj.
Kjo vlen vetëm për klientët të cilët kanë: Samsung Smart TV dhe LG Smart TV.
Pikë së pari hyr në aplikacionin Smart IPTV ku shikoni kanale televizive, gjegjësisht ju shfaqet një skenë e ngjashme me kanale, sikurse në imazhin e mëposhtëm:

Tani, përmes telekomandës tuaj klikoni butonin e kuq sikurse në foton e mëposhtme:

Ju do të arrini në një faqe të ngjashme sikurse në imazhin e mëposhtëm, ku në anën e djathtë mund ta shikoni MAC Address-ën (TV MAC) e pajisjes tuaj.

 

 

Keni ndonjë paqartësi? Na kontaktoni duke klikuar këtu apo duke na dërguar email në: [email protected]