Çdo konsumator i cili bën abonim në platformën tonë, automatikisht do ta posedoj edhe një panel për llogarinë e tij. Nga këtu, ju mund të shiqoni dhe modifikoni adresën tuaj të faturimit, të dhënat e juaja bazike të llogarisë, ku gjithashtu mund të shiqoni porositë dhe abonimet të cilat i keni bërë deri më tani.

Në këtë artikull, hap pas hapi do ju tregojmë se si të shikoni të gjitha informacionet mbi abonimet tuaja.

Për t’u kyçur në llogarinë tuaj, fillimisht kaloni në faqen kryesore të MED IPTV www.mediptv.com.
Ku nga këtu, nga ana e djathtë, mund të shikoni ikonën e personit, i cili nënkupton përdoruesin. Klikoni mbi të.

Tani, pasi të jeni kyçur në llogarinë tuaj, ju keni arritur në panelin e llogarisë tuaj. Klikoni rubrikën Abonimet për t’u drejtuar në faqen e listimit të abonimit apo abonimeve tuaja.

Klikoni në butonin Shiko, në njërën nga abonimet tuaja.

Tani, nga këtu, mund të shikoni çdo informacion që ju nevojitet rreth abonimit tuaj…

 

 

Keni ndonjë paqartësi? Na kontaktoni duke klikuar këtu apo duke na dërguar email në: [email protected]