Çdo konsumator i cili bën abonim në platformën tonë, automatikisht do ta posedoj edhe një panel për llogarinë e tij. Nga këtu, ju mund të shiqoni dhe modifikoni adresën tuaj të faturimit, të dhënat e juaja bazike të llogarisë, ku gjithashtu mund të shiqoni dhe porositë dhe abonimet të cilat i keni bërë deri më tani.

Në këtë artikull, hap pas hapi do ju tregojmë se si të krijoni një tiketë support-i, rreth ndonjë problemi tuajin me shërbimin.

Për t’u kyçur në llogarinë tuaj, fillimisht kaloni në faqen kryesore të MED IPTV www.mediptv.com.
Ku nga këtu, nga ana e djathtë, mund të shikoni ikonën e personit, i cili nënkupton përdoruesin. Klikoni mbi të.

Tani, pasi të jeni kyçur në llogarinë tuaj, ju keni arritur në panelin e llogarisë tuaj. Klikoni rubrikën Tiketat për t’u drejtuar në faqen e tiketave të support-it.

Këtu, automatikisht do ju hapet një formular ku duhet të shënoni informacione bazike në lidhje me çfarë përbëhet kjo tiketë. Ndër të tjera, ju nevojitet të shënoni:

  • Subjekti: Shënoni titullin apo subjektin kryesor të tiketës.
  • Departamenti: Zgjedhni departamentin ku mendoni se në cilin departament mund të iu referohet kjo tiketë.
  • Mesazhi: Shënoni mesazhin e plotë, apo problemin e plotë të cilin jeni duke e hasur.

  • Attachment(s): Është opsionale, ku nëse keni ndonje foto apo video më të hollësishëm rreth atij problemi, mund ta ngarkoni këtu dhe të na dërgoni.

Klikoni butonin Hape Tiketën, për ta hapur atë.

Tani, lartë, mund të shikoni se tiketa është hapur me sukses…

Klikoni butonin Hapeni, për ta shtuar mesazhin tuaj të ardhshëm (Shtoni një mesazh), pasi keni marrur përgjigjen tonë, rreth atij problemi.

 

 

Keni ndonjë paqartësi? Na kontaktoni duke klikuar këtu apo duke na dërguar email në: [email protected]