Shpesh gjatë kërkimit të ndonjë shërbimi në uebfaqen tonë, si p.sh: të Editoni Pakon, të Anuloni Abonimin, etj, ju kërkohet për MAC Address të pajisjes tuaj.
Në këtë artikull do të shpjegojmë se si ta kërkoni MAC Address të pajisjes tuaj.
Kjo vlen vetëm për klientët të cilët kanë aplikacionin STB Emulator (StbEmu) në pajisjet e tyre Android.
Pikë së pari shkoni në aplikacionin STB Emulator dhe prisni derisa të aktivizohen kanalet.

Pasi të aktivizohen kanalet, me anë të mouse-it shtypni 2 here rresht me shpejtësi për ta shfaqur Menu-në.
Përkatësisht në këtë mënyrë:

Tani klikoni lartë në të djathtë, përkatësisht në 3 pikat horizontale.

Tani, pasi iu është hapur një tjetër dritare e vogël me shumë opsione, klikoni në butonin Settings.

Tani, do të drejtoheni në një faqe tjetër, ku ju duhet të klikoni në opsionin Profiles.

Tani klikoni në butonin e vetëm në mes New Profile #ID.

Tani ju do të kaloni në një faqe tjetër e njejtë sikurse në foton e mëposhtme, ku ju duhet të klikoni në butonin STB Configuration.

Tani, jeni në faqen e fundit ku edhe gjendet MAC Address të cilën e kërkojmë ne. Ajo duket sikurse në foton e mëposhtme:

 

 

Keni ndonjë paqartësi? Na kontaktoni duke klikuar këtu apo duke na dërguar email në: [email protected]