MED IPTV ju jep mundësinë konsumatorëve të tij, të transferojnë abonimin e tyre nga pajisja juaj e tanishme në një pajisje tuajën të re. Ndjekni procedurat e mëposhtme, për të shikuar se si të bëni një kërkesë të tillë.

Pik së pari ju duhet të klikoni këtu për t’u drejtuar në formularin ku duhet të bëni kërkesën.

Tani, në këtë formular, ju duhet të shënoni:

  • Emri dhe Mbiemri juaj: Shënoni Emrin dhe Mbiemrin tuaj të cilat i keni shënuar gjatë faturimit, me fjalë të tjera, Emrin dhe Mbiemrin tuaj me të cilat jeni abonuar.
  • Email Adresa: Shënoni Email Adresën tuaj të cilën e keni shënuar gjatë faturimit.
  • Pako në të cilën jeni abonuar: Zgjedhni njërën nga pakot: VIP, Premium, Family, në të cilin jeni të abonuar.
  • Pajisja juaj e tanishme: Zgjedhni pajisjen tuaj të tanishme, me të cilën jeni abonuar, dhe shënoni të gjitha informacionet e kërkuara të pajisjes.

  • Pajisja juaj e re: Zgjedhni pajisjen tuaj të re, dhe shënoni informacionet e kërkuara për këtë pajisje.

Klikoni butonin Paraqite Kërkesën, për ta paraqitur kërkesën tek stafi ynë përgjegjës.

Tani, prisni derisa njëri nga agjentat të shqyrtoj kërkesën tuaj dhe të filloj procedurën e transferimit të abonimit tuaj.

 

Keni ndonjë paqartësi? Na kontaktoni duke klikuar këtu apo duke na dërguar email në: [email protected]