Ky udhëzim do ju tregoj hap pas hapi se si të instaloni dhe ta aktivizoni shërbimin tonë IPTV në pajisjen MAG Device me aplikacionin Smart IPTV.
Pikë së pari, ndizni pajisjen MAG, dhe shkoni në faqen kryesore të pajisjes, e pastaj duke klikuar butonin Settings.
Tani, klikoni në opsionin System Settings.
Klikoni në opsionin Servers…
Tani, klikoni opsionin e dytë – Portals.
Tani, në Portal 1 apo 2 URL, shënoni linkun (URL-në) për t’u konektuar me aplikacionin Smart IPTV:
- Linkun: mag.siptv.eu
Dhe klikoni butonin Save, për të ruajtur ndryshimin.
Pasi të jetë ruajtur me sukses, dilni mbrapa 2 faqe, duke u zhvendosur prap në faqen System Settings. Pasi të keni kaluar me sukses në këtë faqe, klikoni opsionin Restart portal apo Reboot portal varësisht nga versioni i pajisjes të cilin e posedoni.
Tani, prisni derisa të ngarkohet Portal-i dhe të shkarkohen kanalet.
Pasi të jetë hapur Portal-i dhe të jetë konektuar me aplikacionin Smart IPTV, do ju shfaqet një dritare e vogël në të djathtë, brenda aplikacionit, ku ju tregon për MAC Address-ën (TV Mac) tuaj.
Ju duhet të na dërgoni atë, në mënyrë që ne të u’a aktivizojmë shërbimin tonë në TV-në tuaj.
Pasi të keni marrur njoftimin tonë për aktivizimin e kanaleve, klikoni butonin 0 (zero) nga telekomanda e pajisjes, apo dil dhe hyr prap në aplikacionin Smart IPTV, e mandej prisni pak derisa të hapen kanalet…
Shikim të këndshëm…!
Keni ndonjë paqartësi? Na kontaktoni duke klikuar këtu apo duke na dërguar email në: [email protected]