Ky udhëzim do ju tregoj hap pas hapi se si të instaloni dhe ta aktivizoni shërbimin tonë IPTV në pajisjen Amazon Firestick TV

Pikë së pari, ndizni pajisjen Amazon Firestick TV, dhe shkoni në faqen kryesore të pajisjes. Mandej klikoni në kategorinë e Settings, sikurse nga imazhi i mëposhtëm.

Tani, përmes shigjetës së djathtë të telekomandës së pajisjes, gjeni opsionin Device.

Tani, pasi keni arritur në këtë opsion, përmes shigjetës së poshtme të telekomandës së pajisjes tuaj, gjeni opsionin Developer options, dhe klikoni në të.

Klikoni opsionin e parë – ADB debugging.

Tani, klikoni në opsionin e dytë – Apps from Unknown Sources.

Klikoni butonin Turn On për ta aktivizuar këtë opsion.

Pasi ky opsion të jetë aktivizuar me sukses, dilni në faqen kryesore të pajisjes – Home.

Tani, sikurse siç jeni në këtë faqe, kaloni në opsionin e kërkimit, përmes shigjetës së majtë të telekomandës së pajisjes tuaj.

Tani, klikoni butonin e kërkimit, sikurse nga imazhi i mëposhtëm.

Tani, pasi keni arritur në faqen për kërkim, përmes butonave të shkronjave, kërkoni aplikacionin ‘Downloader‘ ku mjafton të shënoni vetëm Down.

Tani, automatikisht do ju gjenerohet një sugjerim për aplikacionin Downloader, ku edhe duhet të klikoni në të, sikurse siç shihet në imazhin e mëposhtëm.

Tani, brenda kategorisë APPS & GAMES, gjeni aplikacionin Downloader, duke u zhvendosur nga ana e djathtë përmes shigjetës së djathtë të telekomandës së pajisjes.

Pasi e keni gjetur aplikacionin Downloader me sukses, klikoni mbi këtë aplikacion.

Shkarkoni aplikacionin duke klikuar butonin Get, sikurse siç shihet nga imazhi i mëposhtëm.

Prisni derisa të shkarkohet aplikacioni…

Tani, kthehuni mbrapa në faqen kryesore të pajisjes – Home, dhe klikoni mbi aplikacionin e saposhkarkuar – aplikacionin Downloader.

Klikoni butonin OK, nëse merrni një njoftim të tillë.

Tani, në hapsirën për URL-në e aplikacionit për shkarkim (sikurse siç shihet nga imazhi i mëposhtëm), shënoni këtë link:
http://bit.ly/mediptvsiptv

Klikoni butonin Go, për të filluar shkarkimin e aplikacionit.

Prisni derisa të shkarkohet aplikacioni…

Klikoni butonin Install, për të filluar procesin e instalimit të aplikacionit.

Klikoni butonin Install, për të filluar instalimin e përditësimit më të ri të aplikacionit Smart IPTV.

Prisni derisa të instalohen përditësimit më të reja të aplikacionit.

Tani, pasi aplikacioni të jetë shkarkuar me sukses, dilni mbrapa dhe shkoni në faqen e Settings të pajisjes. Klikoni në opsionin Applications.

Brenda kategorisë Applications, klikoni në opsionin Manage Insatalled Applications.

Tani, përmes shigjetës së poshtme të telekomandës së pajisjes, gjeni aplikacionin Smart IPTV.

Klikoni në aplikacionin Smart IPTV.

Klikoni opsionin Launch application për të hapur aplikacionin.

Tani, nëse dëshironi që të qaseni më lehtë në aplikacionin Smart IPTV, shkoni në faqen kryesore të pajisjes – Home, dhe kaloni në kategorinë YOUR APPS & CHANNELS.

Tani, përmes shigjetës së djathtë të telekomandës së pajisjes, brenda kategorisë YOUR APPS & CHANNELS, gjeni opsionin See All në fund të aplikacioneve dhe klikoni në të.

Tani, përmes shigjetës së poshtme të telekomandës së pajisjes, gjeni aplikacionin Smart IPTV.

Pasi keni gjetur aplikacionin Smart IPTV, klikoni për ta hapur atë.

Tani, në mes të aplikacionit, mund të shikoni MAC Address-ën (TV Mac) e aplikacionit Smart IPTV të pajisjes tuaj, ku edhe duhet të na dërgoni pikërisht këtë MAC Address, me të cilin ne do të mund të u’a aktivizojmë shërbimin tonë.

Pasi të keni marrur njoftimin tonë për aktivizimin e abonimit apo testit tuaj, atëherë dilni nga aplikacioni dhe kyçuni prap në të, apo klikoni butonin Restart brenda kornizës.

Shikim të këndshëm…!

 

Keni ndonjë paqartësi? Na kontaktoni duke klikuar këtu apo duke na dërguar email në: [email protected]