Ky udhëzim do ju tregoj hap pas hapi se si të instaloni dhe ta aktivizoni shërbimin tonë IPTV në pajisjen LG Smart TV.

Pikë së pari, ndizni pajisjen tuaj LG Smart TV, dhe kaloni në pjesën e Smart-it duke klikuar butonin e shtëpisë nga telekomanda e pajisjes tuaj.

Gjeni kategorinë e Content Store, sikure nga imazhi i mëposhtëm.

Tani, pasi jeni qasur me sukses në Content Store, klikoni butonin e APPS & GAMES, sikurse siç shihet nga imazhi i mëposhtëm.

Klikoni mbi aplikacionin Smart IPTV.

Nëse nuk mund ta gjeni këtë aplikacion, atëherë klikoni butonin e kërkimit lartë, dhe kërkoni për Smart IPTV.

Klikoni butonin Install, për të filluar instalimin e aplikacionit.

Pasi procesi i instalimit ka përfunduar me sukses, klikoni butonin Launch për t’u kyçur në aplikacion.

Pasi të jeni kyçur në aplikacion, do ju shfaqet një dritare e vogël në të djathtë, brenda aplikacionit, ku ju tregon për MAC Address-ën (TV Mac) tuaj.
Ju duhet të na dërgoni atë, në mënyrë që ne të u’a aktivizojmë shërbimin tonë në TV-në tuaj.

Pasi të keni marrur njoftimin tonë për aktivizimin e kanaleve, klikoni butonin 0 (zero) nga telekomanda e pajisjes, apo dil dhe hyr prap në aplikacionin Smart IPTV, e mandej prisni pak derisa të hapen kanalet…

Shikim të këndshëm…!

 

Keni ndonjë paqartësi? Na kontaktoni duke klikuar këtu apo duke na dërguar email në: [email protected]