Ky udhëzim do ju tregoj hap pas hapi se si të instaloni dhe ta aktivizoni shërbimin tonë IPTV në pajisjen Samsung Smart TV.
Pikë së pari, ndizni pajisjen tuaj Samsung Smart TV, dhe kaloni në pjesën e Smart-it duke klikuar butonin e shtëpisë apo butonin e SmartHub nga telekomanda e pajisjes.
Pasi të jeni kyçur me sukses në pjesën e Smart-it, kaloni poshtë në shiritin me aplikacione, sikurse nga imazhi i mëposhtëm.
Tani, përmes shigjetës së majtë të telekomandës, kaloni në opsionin e kërkimit (ikonën e lentës) në të majtë dhe klikoni në të.
Kërkoni për aplikacionin Smart IPTV, duke shënuar tekstin Smart IPTV, apo vetëm shkronjën S të paktën.
Pasi ta keni gjetur aplikacionin Smart IPTV me sukses, klikoni në të.
Klikoni butonin Install, për të filluar procesin e instalimit të aplikacionit në pajisjen tuaj.
Pasi procesi i instalimit të aplikacionit të ketë përfunduar me sukses, klikoni Open, për ta hapur atë.
Pasi të jeni kyçur në aplikacion, do ju shfaqet një dritare e vogël në të djathtë, brenda aplikacionit, ku ju tregon për MAC Address-ën (TV Mac) tuaj.
Ju duhet të na dërgoni atë, në mënyrë që ne të u’a aktivizojmë shërbimin tonë në TV-në tuaj.
Pasi të keni marrur njoftimin tonë për aktivizimin e kanaleve, klikoni butonin 0 (zero) nga telekomanda e pajisjes, apo dil dhe hyr prap në aplikacionin Smart IPTV, e mandej prisni pak derisa të hapen kanalet…
Shikim të këndshëm…!
Keni ndonjë paqartësi? Na kontaktoni duke klikuar këtu apo duke na dërguar email në: [email protected]