Ky udhëzim do ju tregoj hap pas hapi se si të instaloni dhe ta aktivizoni shërbimin tonë IPTV në pajisjen AvovBox – versioni i ri i pajisjes.

Pikë së pari, ndizni pajisjen tuaj AvovBox, dhe klikoni në opsionin e parë – Apps.

Tani, përmes shigjetës së poshtme të telekomandës së pajisjes tuaj, zhvendoseni te poshtë për të kaluar në kategorinë e aplikacioneve Stream.

Tani, pasi keni gjetur dhe keni arritur me sukses në kategorinë Stream, me anë të shigjetës së djathtë të telekomandës së pajisjes tuaj, gjeni aplikacionin TVOnWeb.

Pasi keni gjetur aplikacionin TVOnWeb, klikoni në të.

Tani, klikoni butonin Run, për t’u futur në këtë aplikacion.

Pasi të jeni qasur me sukses në këtë aplikacion, nga ana e majtë e aplikacionit, mund ta shikoni MAC Address-ën (MAC) e pajisjes tuaj, ku edhe duhet të na dërgoni atë.

Tani, klikoni në butonin e poshtëm – butonin Add a new server.

Tani, ju duhet të jepni disa të dhëna bazike rreth abonimit apo testit tuaj të kanaleve, sikurse më poshtë, ku ju duhet të shënoni:

  • Në hapsirën 1: Emrin e listës së kanaleve, siç dëshironi ju ta emërtoni atë. Mund ta vendosni sipas dëshirës tuaj.
  • Në hapsirën 2: Portal URL-në për pakon në të cilën jeni të abonuar:
    Për Pako VIP: http://vip.mediptv.123tv.to:8080/c/
    Për Pako Premium: http://prem.mediptv.com:8080/c/
    Për Pako Family: http://fam.mediptv.com:8080/c/

Klikoni butonin OK, për ta mbaruar veprimin me sukses.

Tani, mund ta shikoni Server 1 të saposhtuar. Klikoni në të për t’i hapur kanalet, menjëherë pasi të keni marrur njoftimin tonë për aktivizimin e abonimit apo testit të kanaleve.

Prisni derisa të hapen kanalet…

Shikim të këndshëm…!

 

Keni ndonjë paqartësi? Na kontaktoni duke klikuar këtu apo duke na dërguar email në: [email protected]