Ky udhëzim do ju tregoj hap pas hapi se si të instaloni dhe ta aktivizoni shërbimin tonë IPTV në pajisjen DreamLink.
Pikë së pari ndizni pajisjen DreamLink dhe shkoni në opsionin e mesëm – Market.
Tani, nga Menu-ja e majtë zgjedheni opsionin App, ku në të do ta gjeni aplikacionin DOL2 (sikurse nga imazhi i mëposhtëm), ku edhe njëkohësisht duhet të klikoni në të.
Shkarkoni këtë aplikacion duke klikuar butonin Download.
Prisni derisa të shkarkohet ky aplikacion…
Pasi të jetë shkarkuar ky aplikacion, dilni në faqen kryesore – Home. Pasi të jeni kthyer në faqen kryesore, klikoni butonin My Apps, duke hapur aplikacionet e shkarkuara në pajisjen tuaj.
Klikoni në aplikacionin e sapo të shkarkuar tanimë – Dream Online 2 (DOL2).
Tani, menjëherë pasi të jeni futur në këtë aplikacion, lartë do ju shfaqet MAC Address (Mac), ku edhe duhet të na dërgoni:
Pasi të na keni dërguar MAC Address-ën, tani klikoni butonin e poshtëm – butonin Edit.
Tani, ju duhet të jepni disa të dhëna bazike rreth abonimit apo testit tuaj të kanaleve, sikurse më poshtë, ku ju duhet të shënoni:
- Në hapsirën 1: Emrin e listës së kanaleve, siç dëshironi ju ta emërtoni atë. Mund ta vendosni sipas dëshirës tuaj.
- Në hapsirën 2: URL-në kryesore të linkut M3U në pakon ku jeni abonuar apo keni kërkuar testin:
Për Pako VIP: http://vip.mediptv.123tv.to:8080/c/
Për Pako Premium: http://prem.mediptv.com:8080/c/
Për Pako Family: http://fam.mediptv.com:8080/c/
Klikoni butonin OK, për të ruajtur të dhënat dhe për t’u konektuar në abonimin apo testin tuaj të aktivizuar nga ana jonë pasi të keni marrur njoftimin tonë.
Prisni derisa të hapen kanalet…
Shikim të këndshëm…!
Keni ndonjë paqartësi? Na kontaktoni duke klikuar këtu apo duke na dërguar email në: [email protected]