Ky udhëzim do ju tregoj hap pas hapi se si të instaloni dhe ta aktivizoni shërbimin tonë IPTV në pajisje iOS sikurse iPhone apo iPad.

Pikë së pari, ju duhet të shkarkoni aplikacionin GSE Smart IPTV nga Apple Store apo duke klikuar këtu.

Pasi ta keni shkarkuar aplikacionin në fjalë, futuni në të. Në momentin që jeni futur, do ju shfaqet një dialog, ku kërkon të pranoni rregulloren EULA. Pasi ta keni lexuar, klikoni butonin Accept.

Pasi ta keni pranuar këtë rregullore, do ju shfaqet prap një tjetër njoftim ku tregon disa këshilla se si të perdorni këtë aplikacion. Mund t’i shikoni këto apo mund ta heqni këtë dritare, duke klikuar butonin X lartë në të majtë.

Tani, pasi kjo dritare është hequr me sukses, klikoni 3 vijat lartë në të majtë, sikurse në imazhin e mëposhtëm.

Klikoni në opsionin e parë Remote Playlists.

Klikoni butonin ‘+‘ lartë në të djathtë.

Tani, do ju shfaqet një dritare për dialog, me 3 opsione. Ju duhet të klikoni butonin e parë – Add M3U URL.

Klikoni butonin OK, për të pranuar udhëzimet nga aplikacioni.

Tani, ju duhet të jepni disa të dhëna bazike rreth abonimit apo testit tuaj të kanaleve, sikurse më poshtë, ku ju duhet të shënoni:

  • Në hapsirën 1: Emrin e listës së kanaleve, siç dëshironi ju ta emërtoni atë. Mund ta vendosni sipas dëshirës tuaj.
  • Në hapsirën 2: Linkun M3U të dërguar nga ana jonë për abonimin apo testin tuaj.

Klikoni butonin Add për ta ruajtur atë dhe për ta shtuar si Playlist-ë të re me kanale.

Klikoni butonin OK për të pranuar njoftimin.

Tani, mund të shihni listën tuaj me kanale të sapo shtuar me emrin të cilin e keni vendosur sipas dëshirës tuaj. Klikoni në të për të hapur kanalet.

Prisni derisa të hapen kanalet…

Shikim të këndshëm…!

 

Keni ndonjë paqartësi? Na kontaktoni duke klikuar këtu apo duke na dërguar email në: [email protected]