Ky udhëzim do ju tregoj hap pas hapi se si të instaloni dhe ta aktivizoni shërbimin tonë IPTV në aplikacionin IPTV Smarters Pro në pajisjet Android.
Pikë së pari, ju duhet të shkarkoni dhe instaloni aplikacionin IPTV Smarters Pro në pajisjen tuaj përmes PlayStore apo duke klikuar këtu.
Pasi ta keni instaluar aplikacionin me sukses, hapeni atë. Do ju shfaqet një njoftim i cili ju kërkon të pranoni rregulloren EULA. Pasi ta keni lexuar këtë rregullore, klikoni butonin Accept.
Tani, zgjidhni opsionin Login with Xtream Codes API, si mënyrë për t’u konektuar me abonimin apo testin tuaj.
Tani, ju duhet të jepni disa të dhëna bazike rreth abonimit apo testit tuaj të kanaleve, sikurse më poshtë, ku ju duhet të shënoni:
- Në hapsirën 1: Emrin e listës së kanaleve, siç dëshironi ju ta emërtoni atë. Mund ta vendosni sipas dëshirës tuaj.
- Në hapsirën 2: Username-in nga linku M3U i abonimit apo testit tuaj.
- Në hapsirën 3: Password-in nga linku M3U i abonimit apo testit tuaj.
- Në hapsirën 4: URL-në kryesore të linkut M3U në pakon ku jeni abonuar apo keni kërkuar testin:
Për Pako VIP: http://vip.mediptv.123tv.to:8080/
Për Pako Premium: http://prem.mediptv.com:8080/
Për Pako Family: http://fam.mediptv.com:8080/
Klikoni butonin Add User, për të shtuar një përdorues e njokohësisht të konektoheni me abonimin apo testin tuaj.
Pasi të jeni konektuar me sukses, tani do ta shihni listën me kanale me emrin të cilin e keni vendosur sipas dëshirës tuaj. Klikoni në të për shikuar kanalet.
Tani, prisni pak minuta dersia të shkarkohen kanalet, varësisht nga shpejtësia e internetit tuaj të cilin e posedoni.
Pasi kanalet të jenë shkarkuar me sukses, ju do të kaloni në një faqe tjetër sikurse nga imazhi i mëposhtëm, ku tanimë, mund të shikoni kanale televizive apo VOD, duke klikuar në njërën nga kategoritë se çfarë dëshironi të shikoni.
Shikim të këndshëm…!
Keni ndonjë paqartësi? Na kontaktoni duke klikuar këtu apo duke na dërguar email në: [email protected]