Ky udhëzim do ju tregoj hap pas hapi se si të instaloni dhe ta aktivizoni shërbimin tonë IPTV në aplikacionin Kodi në të gjitha pajisjet të cilat mbështesin këtë aplikacion.
Pasi ta keni shkarkuar dhe instaluar aplikacionin Kodi në pajisjen tuaj, hapeni atë.
Tani, pasi të jeni qasur me sukses në aplikacion, me anë të shigjetës së poshtme të telekomandës, zhvendoseni te poshtë për të zgjedhur opsionin Add-ons.
Tani, klikoni poshtë në opsionin Download.
Pasi të keni hyrë me sukses në opsionin Download, me anë të shigjetës së poshtme të telekomandës, zhvendosni opsionet te poshtë.
Gjeni opsionin PVR clients, dhe klikoni në të.
Pasi të keni hyrë me sukses në opsionin PVR clients, me anë të shigjetës së poshtme të telekomandës, zhvendosini opsionet te poshtë.
Gjeni opsionin PVR IPTV Simple Client, dhe klikoni në të.
Instalojeni atë duke klikuar butonin Install.
Prisni derisa të instalohet kjo shtojcë, e cila do të mundësoj të instalosh abonimin apo testin tuaj të kanaleve.
Tani, pasi kjo shtojcë të jetë instaluar me sukses, klikoni prap në PVR IPTV Simple Client.
Klikoni në butonin Configure.
Tani, në opsionin Location, selektoni funksionin Remote Path (Internet address).
Tani, klikoni në opsionin e dytë – M3U Play List URL.
Në hapsirën për shënim, shënoni Linkun M3U të abonimit apo testit tuaj të dërguar nga ana jonë. (Linku duhet të jetë pa asnjë gabim, i njejtë sikurse ne siç u’a kemi dërguar).
Klikoni butonin OK, për ta ruajtur këtë Linjë.
Klikoni prap butonin OK nga ana e djathtë.
Klikoni butonin OK, nga dritarja për njoftim.
Tani, restartojeni aplikacionin duke dalur nga aplikacioni dhe duke hyrë prap në të, apo duke klikuar butonin për restart në faqen kryesore të aplikacionit, sikurse nga imazhi i mëposhtëm.
Pasi aplikacioni të jetë restartuar, shkoni prap në opsionin Add-ons.
Tani, shkoni në opsionin My add-ons.
Gjeni dhe klikoni në shtojcën e sapo instaluar – PVR clients.
Klikoni prap në PVR IPTV Simple Client.
Tani, klikoni butonin Disable, sikurse nga imazhi i mëposhtëm.
Klikoni butonin Enable, për ta aktivizuar listën me kanale.
Kthehuni mbrapa në faqen kryesore të aplikacionit, e pastaj duke klikuar në opsionin e parë – TV.
Në të mund të gjeni kanalet televizive, kanalet VOD dhe gjithçka tjetër rreth abonimit apo testit tuaj.
Shikim të këndshëm…!
Keni ndonjë paqartësi? Na kontaktoni duke klikuar këtu apo duke na dërguar email në: [email protected]