Ky udhëzim do ju tregoj hap pas hapi se si të instaloni dhe ta aktivizoni shërbimin tonë IPTV në pajisjen OpenBox V8S.

Pikë së pari, shkarkoni në kompjuterin tuaj, listën me kanalet nga Linku M3U i dërguar nga ana jonë, nëpërmes Email apo nga burimi në të cilin na keni kontaktuar.

Tani, përmes tastit të djathtëMouse-it, klikoni mbi file-in e shkarkuar.

Klikoni në opsionin Rename, për ta riemëruar Playlistën e kanaleve në mënyrën e duhur.

Riemërojeni file-in e selektuar nga emri i tanishëm në ‘WebTV‘. Klikoni butonin Enter për ta ruajtur ndryshimin.

Tani, prap klikoni mbi file-in e sapo riemëruar përmes tastit të djathtë të Mouse-it. Klikoni butonin Copy, për ta kopjuar file-in e gatshëm.

Tani, futeni një USB të pastërt dhe e zbrazët në kompjuterin tuaj, e cila nuk ka asnjë file në të.

Pasi ta keni futur me sukses në PC, klikoni në të.

Pastaj, përmes tastit të djathtë të Mouse-it, klikoni butonin Paste për ta zhvendosur file-in e kopjuar të ‘WebTV‘.

Tani, ndizni pajisjen tuaj OpenBox, dhe kaloni në faqen kryesore të kanaleve.

Tani, nëse:

Kaloni në faqen e Menu-së së pajisjes, përmes telekomandës së pajisjes.

Tani, shkoni në opsionin Multimedia, sikurse nga imazhi i mëposhtëm.

Fillimisht, futeni USB-në (në vendin përkatës të pajisjes), që sapo e përpunuam pak minuta përpara, e ti cilit i futëm listën me kanale.

Pasi të keni kaluar në faqen ‘Multimedia‘, pikërisht brenda këtij seksioni, klikoni në opsionin WebTV.

Tani, klikoni butonin e gjelbërt nga telekomanda e pajisjes tuaj OpenBox.

Klikoni butonin Yes, për të konfirmuar veprimin.

Tani, mund të shikoni se kanalet janë shlyer…

Klikoni butonin e verdhë nga telekomanda e pajisjes tuaj OpenBox, dhe pastaj prisni derisa të lexohen dhe hapen kanalet nga USB-ja…

Shikim të këndshëm…!

 

Keni ndonjë paqartësi? Na kontaktoni duke klikuar këtu apo duke na dërguar email në: [email protected]

 

Kaloni në faqen e Menu-së përmes telekomandës së pajisjes tuaj.

Tani, shkoni në opsionin e katërt nga fillimi – opsionin Tools, sikurse nga imazhi i mëposhtëm.

Fillimisht, futeni USB-në (në vendin përkatës të pajisjes), që sapo e përpunuam pak minuta përpara, e ti cilit i futëm listën me kanale.

Klikoni në butonin Upgrade by USB.

Tani, në opsionin Upgrade Mode, përmes shigjetës së djathtë të telekomandës së pajisjes OpenBox, gjeni opsionin Misc Files.

Tani, kaloni poshtë në opsionin Select & Upgrade, dhe klikoni në të.

Zgjedhni opsionin WebTV.m3u (Web Stream).

Prisni derisa të mbarojë dhe të mbushet deri në fund.

Tani, dilni mbrapa, në faqen e Menu-së.

Kaloni në opsionin Multimedia, sikurse nga imazhi i mëposhtëm.

Klikoni në opsionin e fundit – opsionin Web TV.

Shikim të këndshëm…!

 

Keni ndonjë paqartësi? Na kontaktoni duke klikuar këtu apo duke na dërguar email në: [email protected]