Ky udhëzim do ju tregoj hap pas hapi se si të instaloni dhe ta aktivizoni shërbimin tonë IPTV në aplikacionin Perfect Player në pajisjet Android.
Ju mund të instaloni aplikacionin IPTV duket klikuar këtu.
Pasi ta keni instaluar aplikacionin Perfect Player IPTV, hapeni atë, dhe klikoni në butonin Agree, sikurse në imazhin e mëposhtëm:
Tani, klikoni në butonin e fundit – butonin Settings (butonin i rrotës) sikurse nga imazhi i mëposhtëm:
Pasi të keni kalur në një faqe tjetër sikurse nga imazhi i mëposhtëm, atëherë klikoni opsionin General.
Klikoni opsionin e dytë – opsionin Playlist për t’i vendosur të dhënat e listës së kanaleve të ofruara nga ne.
Tani, duhet të shënoni të dhënat e listës së kanaleve:
- Në hapsirën e parë (1): Shënoni Linkun M3U të kanaleve të dërguar nga ne.
- Në hapsirën e dytë (2): Shënoni emrin e listës – është opsionale.
Dhe klikoni në butonin OK për të ruajtur këtë listë.
Pasi ta keni klikuar butonin OK, dhe lista juaj është ruajtur në aplikacion, tani përmes telekomandës tuaj të televizorit, klikoni 2 herë butonin Back.
Tani do të shihni se kanalet janë duke u shkarkuar në pajisjen tuaj, prandaj duhet të prisni pak derisa kanalet të hapen…
Shikim të këndshëm…!
Keni ndonjë paqartësi? Na kontaktoni duke klikuar këtu apo duke na dërguar email në: [email protected]