Ky udhëzim do ju tregoj hap pas hapi se si të instaloni dhe ta aktivizoni shërbimin tonë IPTV në aplikacionin SS-IPTV.
Pikë së pari instaloni aplikacionin SS-IPTV në pajisjen tuaj.
Pastaj, hyr në aplikacion dhe mesiguri se do ju shfaqet një faqe sikurse më poshtë, ku ju duhet të klikoni butonin Agree.
Prisni derisa të hapet faqja e rradhës…
Pasi është hapur faqja, klikoni në butonin Skip lartë në të djathtë, sikurse nga imazhi i mëposhtëm:
Prisni derisa të hapet faqja e rradhës…
Pasi faqja është hapur, klikoni në butonin e Settings (butonin e rrumbullakët) lartë në të djathtë, sikurse nga imazhi i mëposhtëm:
Klikoni butonin Get Code, për të marrur kodin tuaj unik. Ju duhet të na dërgoni këtë kod neve, me qëllim që ne të iu’a aktivizojmë shërbimin tonë në pajisjen tuaj.
VËREJTJE: Pasi ta keni klikuar butonin Get Code dhe na keni dërguar kodin tuaj unik tek ne, mos e klikoni më dhe prisni derisa ne të iu’a aktivizojmë shërbimin tonë. Nëse ju e klikoni butonin Get Code, dhe merrni një kod tjetër; ndryshe nga kodi i cili na keni dërguar, atëherë ne nuk mund të aktivizojmë shërbimin tonë në pajisjen tuaj!!!
Dilni mbrapa një faqe përmes butoni Back, dhe prisni për njoftimin tonë rreth aktivizimit të shërbimit tonë.
Pasi keni marrur njoftimin tonë, atëherë klikoni në butonin Refresh lartë në të djathtë, sikurse nga imazhi i mëposhtëm:
Tani do iu shfaqet pakoja jonë e kanaleve sikurse nga imazhi i mëposhtëm:
Klikoni në të për të parë kanalet tona…
Shikim të këndshëm…!
Keni ndonjë paqartësi? Na kontaktoni duke klikuar këtu apo duke na dërguar email në: [email protected]