Ky udhëzim do ju tregoj hap pas hapi se si të instaloni dhe ta aktivizoni shërbimin tonë IPTV në aplikacionin STB Emulator.
Ju mund të instaloni aplikacionin STB Emulator duket klikuar këtu, apo duke ndjekur udhëzimet sikurse më poshtë.

Pikë së pari duhet të cekim se STB Emulator mbështet disa nga këto lloje të pajisjeve:

  • MAG 200
  • MAG 245
  • MAG 250
  • MAG 260
  • MAG 270
  • MAG 275
  • Aura HD

Së pari, le të fillojmë me procesin e instalimit të aplikacionit STB Emulator.
Shkoni në aplikacionin Google Play Store në pajisjen tuaj Android, sikurse në imazhin e mëposhtëm:

Google Play Store

Pastaj, lartë do ta mund ta shikoni shiritin për kërkim, ju duhet të klikoni në të:

Shiriti Search

Pastaj, shënoni STB Emulator, dhe klikoni butonin Enter nga telekomanda juaj:

Kërkoni për STB Emulator

Pasi të keni klikuar butonin Enter, do ju shfaqen disa aplikacione të ndryshme, mirëpo ju duhet të klikoni në aplikacionin (opsionin e parë) – StbEmu (Free), sikurse nga imazhi i mëposhtëm:

Klikoni per aplikacionin e pare STB Emulator

Klikoni butonin Install, sikurse në imazhin e mëposhtëm:

Klikoni butonin Install

Tani, prisni derisa aplikacioni të shkarkohet dhe instalohet.

Prisni derisa të instalohet aplikacioni

Pasi të jetë instaluar aplikacioni, klikoni butonin Open.

Klikoni butonin Open pasi te jete instaluar me sukses

Pasi ta keni hapur aplikacionin, do ju shfaqet një skenë sikurse në imazhin e mëposhtëm. Ju duhet të klikoni butonin Close.

Klikoni opsionin Close

Tani do ju hiqet kjo skenë, dhe do ju shfaqet sikurse në imazhin e mëposhtëm. Ju duhet të klikoni kudo mbi ekran, 2 herë rradhazi me shpejtësi përmes tastin të majtë të Mouse-it, për ta shfaqur Menu-në e aplikacionit.

Klikoni kudo mbi ekran

Pasi ta keni shfaqur Menu-në, atëherë klikoni në 3 vijat horizontale lartë në anën e majtë, sikurse në imazhin e mëposhtëm:

Klikoni mbi opsionin e pare Change Profile Data

Tani klikoni në opsionin e parë – Change Profile Data.

Klikoni mbi opsionin e pare Change Profile Data

Pasi të keni hyrë në opsionin Change Profile Data, tani do të kaloni në një faqe tjetër. Ju duhet të klikoni në opsionin Portal Settings.

Klikoni ne opsionin Portal Settings

Pasi të keni klikuar në Portal Settings, ju do të kaloni në një faqe tjetër, përkatësisht sikurse nga imazhi i mëposhtëm, ku pastaj ju duhet të klikoni në Portal URL.

Klikoni mbi opsionin e pare Portal URL

Ju duhet ta shlyeni tekstin i cili është i shënuar në të.

Shlyeni tekstin i cili eshte i shenuar ne hapsire

Pastaj, ju duhet ta shënoni njërën nga këto Portal-e, varësisht se në cilën pako jeni abonuar apo keni kërkuar testin:

  • Pako VIP: http://vip.mediptv.123tv.to:8080/c/
  • Pako Premium: http://prem.mediptv.com:8080/c/
  • Pako Family: http://fam.mediptv.com:8080/c/

Dhe klikoni butonin OK.

Shenoni Portalin perkates te pakos

Pastaj, dilni mbrapa një faqe, përmes butonit Back nga telekomanda juaj, apo përmes tastit të djathtë të Mouse-it, dhe shkoni në opsionin STB Configuration.

Dilni Mbrapa dhe klikoni butonin STB Configuration

Pasi të keni klikuar në këtë opsion, ju do të keni qasje të shikoni MAC Address-ën (e cila fillon me: 00:A:79: – vazhdon me një numër tjetër unik i cili nuk duhet të ekspozohet në platforma jo të sigurta) tuaj, ku këtë MAC Address ju duhet të na dërgoni, me qëllim që ne të iu’a aktivizojmë shërbimin tonë në televizorin apo pajisjen tuaj.

Na dergoni MAC Address

Pasi na keni dërguar MAC Address-ën tuaj, ju duhet të dilni mbrapa në faqen kryesore:

Klikoni kudo mbi ekran

Pasi keni marrur njoftimin nga ana jonë se testi apo abonimi juaj është aktivizuar, atëherë klikoni prap përmes tastit të majtë të Mouse-it mbi ekran 2 herë rradhazi me shpejtësi, dhe shkoni prap në 3 vijat horizontale lartë në të majtë.

Klikoni mbi opsionin e pare Change Profile Data

Klikoni butonin Reload Portal.

Klikoni butonin Reload Portal

Prisni derisa të shkarkohen kanalet…

Prisni derisa te shkarkohen kanalet

Shikim të këndshëm…!

 

 

Keni ndonjë paqartësi? Na kontaktoni duke klikuar këtu apo duke na dërguar email në: [email protected]