Ndonjëherë ju mund të hasni ndërprerje për shkak të shpejtësisë së ulët të internetit ose trafikut të lartë të internetit.

Shkaku më i zakonshëm i ndërprerjes së kanaleve është rezultat i internetit tuaj të ngadaltë. Kjo mund të jetë për shkak të shpejtësisë së ulët të internetit ose numri i madh i përdoruesve të tjerë që janë të lidhur në po të njejtin internet në shtëpinë tuaj. A keni shumë përdorues në shtëpinë tuaj? Shkëputini të gjithë dhe provoni përsëri.

Arsyeja e dytë dhe më teknike është se jeni duke përdorur Wi-Fi, nuk ka rëndësi se sa shpejt është interneti juaj… Wi-Fi në përgjithësi është i ngadaltë dhe jo i besueshëm. Duhet të i shmangeni përdorimit të saj kur është e mundur nëpërmes metodave të tjera, si p.sh., Nëpërmes kabllos LAN të internetit duke e lidhur atë direkt në ruterin e internetit tuaj me pajisjen tuaj.
Apo, nëse nuk është e mundur, atëherë provoni ta afroni ruterin sa më afër TV-së (pajisjes).

Gjithashtu, ju mund ta ndaloni kanalin për 10-15 sekonda duke shtypur butonin “Pause” apo duke dalur nga kanali, pastaj ta rifilloni prap. Sigurisht se edhe kjo metodë do ta eliminojë ndërprerjen e kanalit.

 

Keni ndonjë paqartësi? Na kontaktoni duke klikuar këtu apo duke na dërguar email në: [email protected]