Nga pajisja juaj ku është instaluar shërbimi ynë, duhet që ta mbani çdo herë në përditësimet (updates) më të fundit të softuerit dhe firmware.
Pastrimi i Cache Data është një mënyrë shumë e mirë për t’i eleminuar problemet e ndërperjes së pajisjes, të cilat ndodhin herë pas here për shkak të numrit të madh të kanaleve që transmetohen çdo herë kur hapni aplikacionin.
Gjithashtu kontrolloni shpejtësinë e shkarkimit të internetit (Download Speed Internet) në pajisjen nga e cila e keni të instaluar dhe aktivizuar shërbimin tonë. Ndoshta mund të keni shpejtësi 50 MB/s në kompjuterin tuaj apo telefonin tuaj, por pajisja mund të jetë dukshëm më e ngadaltë, kështu që, në këtë rast tregon se ju keni një problem në rrjetin tuaj të brendshëm.
Gjithashtu, ne ju kishim preferuar që kurrë të mos provoni ta testoni shpejtësinë tuaj të internetit përmes uebfaqes SpeedTest.net, është shumë e pasaktë… përdorni vetëm Testmy.net
Gjithashtu, duhet të keni kujdes në kualitetin e pajisjes – procesorit. Zakonisht, tanimë pajisjet e vjetra me procesor të dobët, nuk po munden ta procesojnë numrin e madh të kanaleve që po instalohen dhe transmetohen. Kështu që, duhet të keni kujdes edhe në kualitetin e pajisjes, preferohet të jetë sa më e re, dhe më e fortë.
A ka ISP-ja (Shërbimi i internetit tuaj) juaj probleme me hapjen e uebfaqeve në zonën tuaj ku jetoni, një uebfaqe e shkëlqyeshme për ta kontrolluar këtë gjë është downdetector.co.uk
Dhe një nga gjërat më të mira për t’u provuar para çdo veprimi tjetër, është thjesht Rifreskimi (Reboot) i pajisjes tuaj, ose ç’instalimi dhe riinstalimi i aplikacionit, kanalet tuaja nuk do të humbasin…

 

 

Keni ndonjë paqartësi? Na kontaktoni duke klikuar këtu apo duke na dërguar email në: [email protected]