Në MED IPTV, ju mund të paguani përmes Kartelës së Kreditit, PayPal dhe Transfer të Parave.
Në këtë udhëzim, ju do të shikoni hap pas hapi se si të paguani shërbimin tonë online, përmes Kartelës së Kreditit.
Fillimisht, zgjedheni pakon dhe llojin e abonimit të cilin dëshironi të abonoheni. Klikoni këtu për t’i shikuar pakot dhe çmimet e tyre.
Tani, pasi keni arritur në faqen e produktit, ku këtu në mënyrë opsionale mund të zgjedhni nëse dëshironi që të shtoni më shumë pajisje (konektime) – Pajisje Shtesë në abonimin tuaj, klikoni butonin Abonohu Tani, për të vazhduar më tej në të dhënat e faturimit.
Tani, pasi ta keni klikuar butonin Abonohu Tani, ju me sukses keni arritur në sektorin ku do ju kërkohen disa të dhëna bazike rreth faturimit të abonimit tuaj, ku ndër të tjera, ju duhet të shënoni:
- Emri: Shënoni emrin tuaj.
- Mbiemri: Shënoni mbiemrin tuaj.
- Shteti: Zgjidhni shtetin në të cilin jetoni.
- Qyteza / Qyteti: Shënoni emrin e qytetit apo qytezës në të cilin jetoni.
- Kodi Postar / ZIP Kodi: Shënoni numrin e kodit postar të qytetit apo qytezës në të cilin jetoni.
- Telefoni: Shënoni numrin e telefonit tuaj i cili është i konektuar me Viber apo Whatsapp. (Kjo shërben për të iu dërguar mesazhe, për ndonjë prishje teknike, rreth shërbimit tonë).
- Email Adresa: Shënoni një email adresë korrekte dhe në të cilën keni qasje në të, pasi që do shërbej edhe burim në të cilin do të merrni informacione mbi abonimin tuaj.
- Krijo Username llogarie: Shënoni një Username (emër përdoruesi) unik, i cili do shërbej edhe si Username me të cilin do të kyçeni në llogarinë tuaj.
- Krijo Fjalëkalim llogarie: Shënoni një Password, i cili do të shërbej si Fjalëkalim me të cilin do të kyçeni në llogarinë tuaj.
Në rubrikën e Informacion Shtesë, ju duhet të shënoni informacione rreth abonimit tuaj, ku ju duhet të shënoni:
- Pajisja juaj: Zgjedhni pajisjen tuaj në të cilën dëshironi të instaloni abonimin tuaj në të.
- Kanalet për të rritur: Zgjedhni nëse dëshironi që pakoja e kanaleve të posedoj edhe kanale për të rritur (+18) apo jo.
- MAC Address (opsionale): Shënoni MAC Address-ën e pajisjes tuaj, nëse pajisja juaj punon në sistemin e MAC Address-ës.
- MAC Address (opsionale): Shënoni MAC Address-ën nëse pajisja juaj punon në sistemin e MAC Address-ës.
Tani, në anën e djathtë, selektoni Credit Card, si metodë të pagesës.
Klikoni në kutinë ‘I kam lexuar dhe pajtohem me termet dhe kushtet e shërbimit‘ pasi ta keni lexuar marrëveshjen e abonimit.
Klikoni butonin Bëni Pagesën, për të vazhduar më tej.
Tani, do të redirektoheni në faqen e porosisë, ku ju duhet të zhvendosni faqen më poshtë, për të përfunduar pagesën.
Tani, ju duhet të klikoni butonin Pay, për të filluar procesin e pagesës.
Tani, ju duhet të shënoni disa të dhëna për pagesën tuaj, ku ndër të tjera, ju duhet të shënoni:
- Your email address: Shënoni emrin email adresën tuaj të njejtë sikurse siç e keni shënuar në adresën për faturim në faqen paraprake.
- Full name: Shënoni emrin dhe mbiemrin e njejtë sikurse siç e keni shënuar në adresën për faturim në faqen paraprake.
- Street Address: Mund të shënoni adresën e rrugës ku jetoni, apo thjeshtë të shënoni: ‘Qyteti, Shteti’ ku jetoni.
- City: Shënoni Qytetin e njejtë ku jetoni, sikurse siç e keni shënuar në adresën për faturim në faqen paraprake.
- County: Shënoni Shtetin e njejtë ku jetoni, sikurse siç e keni shënuar në adresën për faturim në faqen paraprake.
- Postal: Shënoni numrin postal / Zip Kodin të njejtë sikurse siç e keni shënuar në adresën për faturim në faqen paraprake.
- Hapsira e fundit: Zgjedhni shtetin ku jetoni, të njejtë sikurse siç e keni shënuar në adresën për faturim në faqen paraprake.
- Card Number: Shënoni numrin tuaj të kartelës (Visa, MasterCard, American Express, Discover, JCB, Diners Club)
- Expiry Date: Shënoni datën e skadimit të kartelës tuaj (Muaji/Viti).
- CV Code: Shënoni kodin tuaj 3 apo 4 shifror (varësisht prej llojit të kartelës që posedoni) i cili njihet ndryshe edhe si CVV apo Security Code.
VËMENDJE: Pagesa do të bëhet në monedhën (valutën) e Dollarit Amerikan, pasi që ashtu na mundëson shërbimi të cilin e përdorim për të pranuar pagesat online përmes Credit Card në uebfaqen tonë.
Klikoni butonin Pay për të përfunduar pagesën.
Tani, pasi keni përfunduar pagesën, prisni pak kohë derisa stafi ynë përgjegjës të verifikoj pagesën tuaj dhe të iu dërgoj informacionet dhe të dhënat e rëndësishme për abonimin tuaj.
Keni ndonjë paqartësi? Na kontaktoni duke klikuar këtu apo duke na dërguar email në: [email protected]