3D Secure është një standard teknik i krijuar nga Visa dhe MasterCard për të siguruar transaksionet (pagesat) online përmes internetit; CNP (Cardholder Not Present).
MasterCard e markon sistemin e tyre si ‘MasterCard SecureCode’ dhe Visa e quan ‘Verified by Visa’.
Siguria 3D e mbron kartelën e kreditit të blerësit, kundër përdorimeve të paautorizuara, kur bleni diçka online përmes internetit. Ky shërbim i thjeshtë, u mundëson blerësve të verifikojnë transkasionet (pagesat) që bëni përmes internetit, duke u kërkuar një kod personal (zakonisht dërgohet në telefonin tuaj celular apo në email-in tuaj si PIN i përkohshëm – përdorim i njëhershëm). Ky sistem, ndihmon në mbrojtjen kundër përdorimit mashtrues nga persona të paautorizuar në internet.
Keni ndonjë paqartësi? Na kontaktoni duke klikuar këtu apo duke na dërguar email në: [email protected]