Nëse pagesa juaj ka dështuar apo është anuluar, atëherë ne ju kishim preferuar të rishikoni të dhënat e kartelës tuaj, apo ta përdorni një tjetër kartelë tjetër të kreditit.
Nëse prap jeni duke hasur të njejtat probleme, duke iu anuluar apo dështuar pagesa juaj, atëherë ju lutemi të rishikoni prap këto të dhëna dhe këto situata:
- VPN: Mos tentoni të përdorni VPN server apo shërbim VPN gjatë pagesës, pasi që pagesa juaj në shumicën e rasteve do ju dështoj…
- Kodi i sigurisë së kartelës: Vërejtje se nëse shënoni gabim kodin e sigurisë së kartelës, mund të shkaktojë dështim të pagesës. Kodi i sigurisë së kartelës është një kod i shkurtë (3 apo 4 numra varësisht prej llojit të kartelës) mbrapa kartelës së kreditit. Ju lutemi të siguroheni se ju keni shënuar në mënyrë korrekte kodin e sigurisë së kartelës, dhe të provoni përsëri.
- Keni depozit të pamjaftueshëm: Nëse e merrni error mesazhin se keni depozite të pamjaftueshme gjatë pagesës me kartelë të kreditit, kjo do të thotë se ju duhet të keni të holla apo depozit të mjaftueshëm në kartelë, për shumën që duhet të paguani. Kështu që në këtë mënyrë, pagesa për porosinë tuaj nuk e tejkalon limitin e kredisë tuaj.
Gjithashtu, sigurohuni që jeni duke përdorur një kartelë krediti personale Visa ose MasterCard apo pa marrë parasysh, për të përfunduar pagesën, pasi që aktualisht ne nuk mbështesim (pranojmë) kartela debiti dhe kartela biznesi. - Tejkalimi i limitit të kreditit: Ju lutemi, sigurohuni që shuma e porosisë nuk tejkalon limitin e kreditit të kartelës tuaj. Përndryshe, pagesa nuk është në gjendje të vazhdojë pa probleme.
- 3-D Kodi i sigurisë dështoi: Ju duhet të siguroheni që kartela juaj e kreditit të jetë autorizuar nga emetuesi i kartelës tuaj të kreditit, që ju të keni mundësi të bëni pagesa online në internet, duke aktivizuar Kodin e Sigurisë 3-D (3D Security Code).
Kodi i Sigurisë 3-D për kartelat Visa thirret ‘Verified by Visa (VBV)‘ kurse ai i MasterCard thirret ‘MasterCard Secure Code‘.
Keni ndonjë paqartësi? Na kontaktoni duke klikuar këtu apo duke na dërguar email në: [email protected]